Gjykata Kushtetuese i shkruan kryeparlamenatres, Haxhiu i njofton deputetët

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kryeparlamenatres Albulena Haxhiu, e cila dje ka dërguar një lëndë për shqyrtim në këtë institucion.

Përmes një shkrese kjo gjykatë e ka njoftuar Haxhiun se ka regjistruar kërkesën K.068/26, e cila është parashtruar nga ajo dhe 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës. lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

Në këtë shkresë, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se deputetët e Kuvendit mund t`i paraqesin komentet e tyre me shkrim për këtë çështje deri më 9 mars 2026.

Njoftimin e Gjykatës Kushtetues e para e Kuvendit e ka shpërnda te gjithë deputetët tjerë.

Të ngjashme

Të fundit