22.4 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Gjykata Kushtetuese gardiane e palodhshme në mbrojtje të Republikës

- Advertisement -

Nga Ardian Bajraktari

Gjykata Kushtetuese nuk po lejon të cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës, ky është fakt.

Në vendimin e saj për masë të përkohshme, Gjykata ndër të tjera thekson se është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit, në mënyrë që të mos cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës.

Gjykata po ashtu, ka vlerësuar se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën.

Pra, Gjykata ka konstatuar se në rastin konkret kërkesa për masë të përkohshme duhet të miratohet, sepse i shërben evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme si dhe interes publik, kërkesa këto të parapara me nenin 27, të Ligjit për Gjykatë Kushtetuese.

Ndonëse miratimi i masës së përkohshme deri më 30 shtator 2025, nuk paragjykon në asnjë mënyrë meritat e kërkesës, megjithatë gjasat janë reale që kjo kërkesë të pranohet dhe të konstatohet se zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë ishte jo kushtetuese.

Të obligohet Kryetari i Kuvendit si dhe deputetët të kthehen tek pika e zgjedhjes së nënkryetarëve nga radha e komuniteteve jo shumicë dhe se zgjedhja e tyre duhet të bëhet sipas praktikes së deritashme parlamentare, Rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese nuk po lejon të cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës, ajo duhet të vlerësohet e jo të sulmohet, madje, ajo është gardiane e palodhshme në mbrojtje të Republikës.

Të ngjashme

Të fundit