5 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

Gjykata i lë të lirë tre personat që u kapën me 1 milion euro në Merdarë: Prokuroria s’i vërtetoi dyshimet, s’u paraqiten as provat minimale

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë Speciale, për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të cilët u kapën 1 milion euro në Merdarë.

Nga gjykata thuhet se, Prokuroria s’ka arritur të vërtetoj e ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe se, nuk është përmendur asnjë provë, ‘’sado sipërfaqësore’’.

‘’Andaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatoj nenin 163 par.3 të KPPRK-së dhe të liroj të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L’’, thuhet mes tjerash në njoftim

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka refuzuar  kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.A., A.K. dhe A.L., shtetas të Shqipërisë, të dyshuar për veprën penale Shpëlarja e parave.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikes së Kosovës, ndërsa të pandehurit janë liruar menjëherë, nga momenti i dorëzimit të këtij aktvendimi.

Gjykata gjeti se në këtë rast nuk përmbushet kushti thelbësor nga neni 184 paragrafi 1 pika 1 .1 të KPPRK-së, përkatësisht Prokuroria nuk arriti të vërtëtoj se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, pasi sipas Gjykatës në kërkesën e Prokurorisë nuk është përmendur asnjë provë,  sado sipërfaqësore, në të cilën Prokuroria e mbështet pretendimin e saj lidhur me dyshimin e bazuar.

Sipas vendimit të gjykatës, kërkesës për caktimin e paraburgimit nuk i janë bashkëngjitur as provat minimale për këtë fazë të procedurës, sic janë procesverbali i kontrollit të automjetit e as vërtëtimi për sekuestrim të sendeve, të cilat janë prova të domosdoshme për krijimin e bazës për caktimin e paraburgimit.

Andaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatoj nenin 163 par.3 të KPPRK-së dhe të liroj të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L.

Të ngjashme

Të fundit