3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Gjykata e procedon tutje padinë e Gramoz Vokrrit ndaj FFK-së, e cakton edhe gjyqtarin

- Advertisement -

Gjykata themelore në Prishtinë e ka proceduar tutje padinë e Gramoz Vokrrit ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Madje, lënda tashmë është proceduar tutje dhe është caktuar edhe gjyqtarja që do të merret me padinë e Gramoz Vokrrit dhe siç mëson “Gazeta Express”, ajo është Luljeta Maxhuni.

Vokrri përmes avokatëve të tij kishte ngre padi dje ndaj FFK-së në Gjykatën Themelore në Prishtinë në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar të saj.

Vokrri ka kërkuar nga gjykata që ta pezullojë Kuvendin e thirrur nga Komiteti Ekzekutiv në krye me Agim Ademin për datën 6 prill, shkruan

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fvideos%2F3176570202579184%2F&show_text=false&width=560&t=0

Kjo pasi Vokrri konsideron se në mënyrë të paligjshme FFK-ja e ka refuzuar kandidaturën e tij për kryetar, duke shkuar në zgjedhje veç me kryetarin aktual si kandidat të vetëm edhe për një mandat.

Përmes kësaj padie Vokrri e ka kërkuar pezullimin e Kuvendit Zgjedhor deri në një vendim tjetër të gjykatës, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas refuzimit në mënyrë të paligjshme të kandidimit të tij, Vokrri pretendon se i gjithë procesi është i paligjshëm dhe jo statutor, gjë që të cilën e ka pohuar edhe Departamenti Ligjor i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Siç dihet, FFK-në Gjykatën Themelore në Prishtinë ditë më parë e kishte paditur edhe klubi i futbollit Vitia, po ashtu me arsyetimin se procesi zgjedhor për kryetar është i parregullt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit