Gjykata e Lartë e ka lejuar shtetin e Teksasit që t’i arrestojë emigrantët, si pjesë e ligjit të ri të imigracionit të shtetit.
Ligji, i njohur si “SB4”, lejon policinë lokale dhe shtetërore arrestimin dhe ndjekjen penale të të dyshuarve për kalim ilegal të kufirit meksikan.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë ka reaguar Administrata Biden, e cila e ka quajtur atë si jokushtetues.
Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton e përshëndeti vendimin si një “fitore të madhe” kundër administratës Biden dhe Unionit Amerikan për Liritë Civilei cili e kundërshtoi ligjin në gjykatë, shkruan BBC.
Për më tepër, administrata Biden ka paralajmëruar se ligji mund të dëmtojë marrëdhëniet me Meksikën, e cila e ka cilësuar atë si anti-imigrues.