12.1 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Gjykata e Lartë e la në burg, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës

- Advertisement -

Një ditë pasi dështoi në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës ne Apelin e Posaçëm, ku kërkon shfuqizim të masës “arrest në burg”.

Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij, por edhe Gjykata e Larta e la në burg, shkruan A2 CNN.

Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.

Të ngjashme

Të fundit