2 C
New York
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

Gjykata e Lartë e kufizon fuqinë e Bidenit për të ulur emetimet e gazeve

- Advertisement -

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka humbur një pjesë të fuqisë së saj për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.

Vendimi historik i Gjykatës së Lartë të SHBA-së përfaqëson një pengesë të madhe për planet e presidentit Joe Biden për klimën.

Ai e quajti atë një “vendim shkatërrues”, por tha se nuk do të minonte përpjekjet e tij për të trajtuar krizën klimatike.

Çështja kundër EPA u ngrit nga Virxhinia Perëndimore në emër të 18 shteteve të tjera, kryesisht të udhëhequra nga republikanët dhe disa prej kompanive më të mëdha të qymyrit në vend.

Ata argumentuan se agjencia nuk e kishte autoritetin për të kufizuar emetimet në të gjitha shtetet.

Këto 19 shtete ishin të shqetësuara se sektorët e tyre të energjisë do të detyroheshin të largoheshin nga përdorimi i qymyrit, me një kosto të rëndë ekonomike, shkruan BBC.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit