11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gjykata e lartë e Evropës merr një vendim për sanksionet kundër Abramovich

- Advertisement -

Gjykata e lartë e BE-së ka lënë në fuqi sanksionet kundër miliarderit rus Roman Abramovich.

Ish-pronarit të klubit të futbollit Chelsea, dhe disa biznesmenëve të tjerë rusë, i kishin ngrirë asetet pasi Moska pushtoi Ukrainën në një përpjekje për të penguar financimin e luftës së Rusisë.

Ai nisi një sfidë ligjore kundër sanksioneve, por gjykata e rrëzoi ankesën e tij sot.

“Gjykata e Përgjithshme rrëzon padinë e ngritur nga Abramovich, duke mbajtur kështu masat kufizuese të marra kundër tij”, thuhej në vendim.

Gjykata vuri në dukje rolin e tij në kompaninë ruse të çelikut Evraz dhe faktin se çeliku siguronte një burim të madh të ardhurash për qeverinë ruse.

Abramovich, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite, u bë një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Forbes vlerëson pasurinë e tij neto në 9.2 miliardë dollarë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit