7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjykata e Kolorados e përjashton Trumpin nga gara për president

- Advertisement -

Donald Trump, nuk do të mund të garojë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbahen në vitin 2024.

Kështu të paktën ka vendosur Gjykata e Lartë e Kolorados.

Kolegji i gjyqtarëve, vendosi 4:3 në favor të asaj se Trump, nuk është një kandidat i përshtatshëm për shkak të seksionit 3 të Amendamentit të 14-të.

Në shtetet e tjera, disa përpjekje kanë dështuar për t’ia pamundësuar atij kandidimin për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Miliarderi pritet që këtë vendim ta apeloj.

Ndërkaq, siç shkruan BBC, ky vendim nuk vlen për shtetet jashtë Kolorados.

“Ne konkludojmë se për shkak se Presidenti Trump është skualifikuar nga mbajtja e detyrës së Presidentit sipas Seksionit të Tretë, do të ishte një veprim i gabuar sipas Kodit Zgjedhor që Sekretari të listonte Presidentin Trump si kandidat në zgjedhjet paraprake presidenciale”, shkruan në vendimin e Gjykatës së Kolorados.

Donald Trump, siç thekson gjykata kishte marrë pjesë në një kryengritje në ditën e trazirave të Kapitolit të SHBA në 2021, kur mbështetësit e Kongresit të tij sulmuan si ligjvënës po vërtetonin fitoren zgjedhore të Presidentit Joe Biden.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit