20.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Gjykata e dënon Kurtin për herën e dytë me 250 euro, nuk shkoi të dëshmonte në Prokurorinë Speciale

- Advertisement -

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Siç shkruan Kallxo, kjo është herë e dytë që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori, transmeton klankosova.tv.

Gjoba e dytë vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, Kurti kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar vendosjen e gurit të themelit të një çerdheje.

Të ngjashme

Të fundit