Egla Ceno, në një prononcim për emsionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, foli lidhur me vendimin e gjykatës që e shpalli fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, për të cilin pretendoi se e ka ngacmuar seksualisht.
Egla u shpreh se po pret zbardhjen e vendimit të gjykatës, por shtoi se nuk do të dorëzohet.
Ajo shtoi se ky rrëfim është më shumë se sa personal, është një kauzë sociale, ndaj theksoi se do ta ankimojë vendimin.
“Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.
E thashë në “Big Brother” sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”, tha Egla.