0.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Gjykata e demanton Rozeta Hajdarin: Ia kemi dërguar ftesën më 19 nëntor përmes postës

- Advertisement -

Ka dështuar nisja e gjykimit në rastin e rezervave shtetërore pasi e akuzuara Rozeta Hajdari nuk ka shkuar atje. Përmes një postimi në Facebook, ministrja në detyrë ka thënë se nuk ka pranuar thirrje për seancë nga Gjykata.

“Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës! Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!’’, ka shkruar ajo.

Mirëpo nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë thënë për Express se e kanë dërguar ftesën më 19 nëntor përmes postës.

“Po Gjykata e ka dërgu ftesën me 19 nëntor përmes postës. Por, gjykata nuk e ka pranuar fletëkthimin nga posta se e pandehura  Rozeta Hajdari e ka pranuar ftesën”, tha Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatë.

Të ngjashme

Të fundit