Në maj 2022, oficerë nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të West Midlands (WM ROCU) filluan një hetim mbi shitjen dhe prodhimin e kanabisit në shkallë të gjerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas njoftimit të policisë britanike, shtatë burrat, të arrestuar dhe të akuzuar si pjesë e hetimit, të gjithë pranuan fajësinë për komplot për furnizim dhe prodhim kanabisi.
Të mërkurën e kaluar (17 shtator), nga Gjykata e Birmingham u dënuan:
Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Perry Wood Road, Birmingham, u burgos me tetë vjet;
Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Esher Road, Birmingham, burgoset me shtatë vjet;
Islam Toro, 31 vjeç, nga Railway Street, Tipton, u burgos me pesë vjet e tetë muaj;
Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Station Street, Darlaston, u burgos me pesë vjet;
Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Borrrowdale Road, Birmingham, u burgos me katër vjet e gjashtë muaj;
Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Fountain Road, Birmingham, u burgos me katër vjet e katër muaj;
Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Greenholm Road, Birmingham, u burgos me tre vjet e katër muaj.
Sipas policisë britanike nga hetimi u zbulua se Sinjari dhe Kararaj drejtonin grupin, i cili prodhonte kanabis në një numër pronash në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – duke harxhuar në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike.
Burrat e tjerë ishin të përfshirë në mirëmbajtjen e kultivimeve dhe më pas do të përfshiheshin në shitjen dhe shpërndarjen e disa kilogramëve në të njëjtën kohë në të gjithë vendin.
Mesazhet telefonike dhe regjistrat e shkruar me dorë, të gjetura nga oficerët nga adresa e Sinjarit, treguan se grupi ishte në fund të fundit përgjegjës për prodhimin dhe shitjen e qindra kilogramëve kanabis. /Klankosova.tv