6.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Gjykata do të lëshojë urdhërarrest për dy personat që e kërcënuan Xhemajl Rexhën

- Advertisement -

Seanca e sotme për kërcënimin e kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha është shtyrë me kërkesën e këtij të fundit.

Megjithatë, në këtë sesion, munguan edhe dy të akuzuarit.

Për njërin prej tyre, gjykatësja e rastit tha se ka lëshuar urdheresë për verifikim të adresës, por Policia ka bërë me dije se është njoftuar nga fqinji i tij se ai jeton në Suedi.

Ndërsa, për të akuzuarin tjetër, ajo tha se PK ka treguar se ai gjendet në Zvicër.

E njëjta njoftoi se do të lëshojë urdhërarrest ndaj tyre, raporton Betimi për Drejtësi

Të ngjashme

Të fundit