31.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Gjykata detyron KGJK-në të kompensojë Fatmir Limajn mbi 57 mijë euro për procesin e padrejtë penal

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limajt, duke detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) t’i paguajë atij mbi 57 mijë euro dëmshpërblim për dëme materiale e jomateriale, si dhe shpenzime gjyqësore.

Limaj kishte qëndruar 469 ditë në paraburgim dhe arrest shtëpiak në kuadër të një procesi penal për krime lufte, në të cilin u shpall i pafajshëm, transmeton klankosova.tv.

Sipas Betimi për Drejtësi, ai kishte paditur KGJK-në për privim të padrejtë nga liria dhe kërkoi kompensim për dëmtim reputacioni, vuajtje shpirtërore dhe shpenzime për mbrojtjen ligjore.

Përmes avokatit Tahir Rrecaj, Limaj kishte ngritur padinë në korrik 2017, duke argumentuar se procedura ndaj tij ishte e padrejtë dhe kishte ndikim të rëndë në jetën personale dhe politike.

Të ngjashme

Të fundit