11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gjykata cakton masën e paraburgimit kundër të dyshuarës se e vrau foshnjën gjatë lindjes

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për, Gj.L, e cila dyshohet se e vrau foshnjën gjatë lindjes.

Sipas komunikatës së Gjykatës caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

Njoftimi plotë:

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehures Gj.L për shkak të veprës penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes

Prishtinë, 02 Korrik 2024 – Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehures GJ.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit