Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Për këtë takim, që ka ndodhur më herët gjatë javës, ka njoftuar Gjuriq mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Twitter.
Ai tha se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë janë të vjetra më shumë se një shekull, derisa beson se kjo marrëdhënie është forcuar akoma më shumë viteve të fundit.
“Pas një takimi dhe bisede të shkurtër me presidentin Joe Biden këtë javë, pata gjithashtu nderin të nënshkruaj librin zyrtar të vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë. Ne e vlerësojmë shumë këtë gjest respekti për Serbinë dhe marrëdhëniet tona 140 vjeçare, të cilat në vitet e fundit kanë parë një trend të vazhdueshëm rritjeje në shumë fusha”, ka shkruar ai.