Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër “Sasha” Kasanof është takuar në Beograd me Minstrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, për çka ky i fundit i qëndroi propagandës zyrtare serbe për “kushtet e rënda të serbëve në Kosovë” dhe duke kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, të cilën e quajti “të domosdoshme”.
“Presionet e vazhdueshme, detyrimet dhe kushtet e padurueshme të jetesës të cilave u ekspozohet populli ynë në Kosovë, sipas tij, janë rezultat i lëvizjeve të njëanshme, provokative dhe të dhunshme të institucioneve të Prishtinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.