27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Gjuriq: Osmani po i manipulon fjalët e Trump për të marrë vëmendje në Washington, amerikanët e dinë të vërtetën

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq tha se presidentja e Kosovës po i “manipulon” fjalët e presidentit amerikan, pasi Vjosa Osmani tha se mun d të konfirmonte se Donald Trump së fundmi e ka ndalur një sulm të Serbisë ndaj Kosovës

Ndërsa tha se Marrëveshja e Washingtonit e vitit 2020 është “diçka e rëndësishme”, Gjuriq e akuzoi Kosovën se nuk e ka respektuar atë dhe se “refuzon ta pranojë qasjen e Trump për të ndërtuar paqe përmes bashkëpunimit ekonomik”.

“Edhe më keq, Vjosa Osmani ka zgjedhur t’i manipulojë fjalët e Presidentit Trump dhe të fabrikojë akuza kundër Serbisë. Për fat të keq, manipulimi dhe fabrikimi duket se janë mënyra e vetme për Osmanin dhe Prishtinën që të marrin vëmendje në Washington sot”, shkroi Gjuriq.

“Për fat të mirë”, sipas tij, “miqtë tanë amerikanë e dinë të vërtetën”.

“Serbia mbetet e përkushtuar për t’i avancuar shumë prej interesave tona të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara – si në Ballkan ashtu edhe globalisht, përfshirë vende si Lindja e Mesme”, shkroi ai.

Gjuriq tha se vizioni i Presidentit Trump është edhe vizioni i Serbisë.

“Serbia kërkon paqe përmes rritjes së tregtisë, rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal. Shpresojmë që Presidenti Trump të mund t’i bindë aktorë të tjerë në Ballkan që ta përqafojnë këtë vizion – sepse ai është çelësi për zgjidhjen e sfidave të rajonit”, shkroi ministri serb.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i reagoi gjithashtu të shtunën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Për pohimet e njëjta nga presidenti amerikan, Donald Trump ata kishin zgjedhur të heshtnin.

Të ngjashme

Të fundit