Gjuriq në OKB me akuza pa prova dhe retorikë të vjetër kundër Kosovës: Roli i UNMIK-ut duhet të forcohet

- Advertisement -

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, u paraqit me deklarata vajtuese, por pa ofruar fakte konkrete për pretendimet e tij.

Ai insistoi në rritjen e rolit të misionit të OKB-së në Kosovë, duke deklaruar: “Roli i UNMIK-ut duhet të forcohet”.

Në vijim, Gjuriq u përpoq të paraqesë një realitet të njëanshëm për gjendjen në Kosovë, duke thënë: “Serbët nën qeverisjen e Albin Kurtit indetifikohen si të tjerët. OKB s’duhet të heshtë”.

Retorika e tij vazhdoi me tone dramatike, teksa ai pretendoi: “Ajo që ndodh në Kosovë sot është cështje e përgjegjësisë së përbashkët në provën e kredibilitetit të rendit ndërkombëtar. Faktet janë shqetësusese”.

Megjithatë, përtej deklaratave, Gjuriq nuk paraqiti asnjë provë konkrete për këto pretendime, ndërsa riktheu edhe narrativën e njohur për një “eksod” të serbëve nga Kosova dhe kërkesën për themelimin e Asociacionit

Të ngjashme

Të fundit