Në në një cicërimë të gjatë është aktivizuar në propagandë ambasadori serbë në Uashington me ç’rast ka etiketuar thuajse të gjitha mediat më me peshë e prestigjioze në botë prej “Foreign Policy”, “CNN”, “Bloomberg”, “VoA”, “Politico” etj, ku ka shkruar se “përgjegjës për gjakderdhjen e sotme është (Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti”.
“Albin Kurti mban përgjegjësi për gjakderdhjen e sotme në veri të Kosovës. Serbia dënon pa mëdyshje dhunën në të cilën u vranë së paku katër serbë dhe një shqiptar i Kosovës (të paktën dy serbë u vranë nga zjarri snajper) dhe bën thirrje për veprim urgjent nga bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Gjuriq.