Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia dhe ShBA janë duke bashkëpunuar më ngushtë se kurrë në tre dekadat e fundit, ndërsa ka theksuar se Kosova është duke e humbur mbështetjen ShBA-së.
Sipas Kosovo Online, Gjuriq ka shtuar se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që ka Serbia dhe ShBA në lidhje me Kosovën, ka shumë fusha të tjera ku vendet mund të zhvillojnë bashkëpunimin.
“Çdo ditë mundohemi të kapërcejmë gjithçka që ka mbetur në një farë mënyre negative nga 142 vite marrëdhënie të gjata në tre dekadat e fundit dhe ta lëmë në të kaluarën,”- citohet të ketë thënë ai.