13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Gjukanoviq për propozimin franko-gjerman: Rruga e vetme drejt marrëveshjes Kosovë – Serbi

- Advertisement -

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër deri në marrëveshje.

“Nuk ka rrugë tjetër drejt marrëveshjes. Të gjitha idetë tjera, si ruajtja e një konflikti të ngrirë, në fakt janë funksione të doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon evropian”, ka thënë Gjukanoviq për “Deutsche Welle”, ndërsa po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Gjukanoviq mendon se përparimi është se të dyja palët kanë pranuar tekstin bazë të planit franko-gjerman.

“E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj se do të ketë një marrëveshje edhe për këtë”.

Gjukanoviq ka shprehur shpresën se palët në dialog do të arrijnë një marrëveshje për këtë gjë.

Kreu i shtetit malazez mes tjerash tha se intensiteti i politikës së zgjerimit të BE-së është ulur në vitet e fundit dhe “si rezultat, entuziazmi i reformave në të gjitha vendet e rajonit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit