-2.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Gjukanoviq për Kishën Serbe: Janë mbështetës dhe aktorë të krimeve

- Advertisement -

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i njohur për marrëdhëniet e tensionuara me Kishën Ortodokse Serbe, në një intervistë dhënë për televizionin publik malazez, diskutoi edhe rreth KOS-së dhe rolit të tyre politik në Mal të Zi.

Gjukanoviç rikujtoi rezolutën e miratuar kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, për të konfirmuar kritikën e tij ndaj këtij institucioni fetar.

PE miratoi një rezolutë ku u tha se Kisha Ortodokse Serbe është promovuese e narrativave pro-ruse dhe anti-evropiane. Mes tjerash, u cilësua edhe si institucion që shkakton përçarje etnike.

“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktorë të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë për RTCG, Presidenti i Malit të Zi.

Megjithatë, i menjëhershëm qe reagimi i këtij institucioni fetar, i cili e quajti “ateist të deklaruar” dhe i kërkoi “të mos na zë në gojë për politikat e tij”.

“Pasi që ky njeri është ateist i deklaruar dhe i cili në shumë raste ka treguar se nuk e kupton rendin kishtar në shoqëri dhe në histori, dhe a nuk do të ishte më mirë që të jetë konsistent me pikëpamjet e tij dhe politikat t’i bëjë jashtë temave kishtare”, u shpreh Kisha Serbe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit