11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gjukanoviq flet për Abazoviqin: Gjëja e vetme e tij e mirë është se është shqiptar

- Advertisement -

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka kritikuar sërish kryeministrin në detyrë, Dritan Abazoviq për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe që e kishte nënshkruar derisa kishte mandatin e plotë.

Gjakanoviq ka thënë se ka kundërshtuar fuqishëm të gjithë ata që ishin kundër zgjedhjes të një kryeministri shqiptar.

Ai tutje ka thënë se e vetmja gjë e mirë te Abazoviq është që është shqiptar.

“Shumë njerëz e dinë se si i kundërshtova fuqishëm të gjithë ata që kundërshtuan faktin që ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër.” – ka thënë Gjukanoviq, raporton B92.

“Ndoshta duke llogaritur mendjen e cekët dhe kujtesën e shkurtër të malazezëve, kryeministri na sugjeron se heqja dorë nga thesari i shenjtë dhe identiteti kulturor-historik i malazezëve është një vepër politike që duhet festuar. Për kaq paturpësi nuk mjafton. të jesh vetëm tradhtar dhe gënjeshtar patologjik, duhet të jesh edhe pa asnjë grimcë morali. Duke fyer sensin e shëndoshë të malazezëve, ai përdori gjithçka që mund t’i shkojë një sharlatani në shpjegimin e keqbërjes së tij.” – ka thënë Gjukanoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit