8 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Gjuhet me gurë treni Prishtinë-Pejë, Trainkos: Jemi në rrezik

- Advertisement -

Ndërmarrja publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se përsëri është sulmuar treni në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë.

Sipas njoftimit, të shtunën në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë, një grup të rinjsh gjuajtën me gurë trenin 761.

“Ky akt i dhunshëm është një dëshmi e qartë se ne, si ndërmarrje dhe si qytetarë që përdorim këtë transport, jemi në rrezik. Pamja e këtyre vagonëve lë përshtypjen se gjenden në vatra të luftës, ndërkohë që këta vagonë kanë ardhur në vitin 2017 të rifabrikuar me një kosto prej 1.2 milion eurosh, mjete këto të taksave të punonjësve të ndërgjegjshëm që e duan shtetin. Dëmtohen nga persona të pa ndërgjegjshëm, duke shkatërruar pasurinë publike dhe shtetërore” thuhet në njoftim të Trainkosit.

Ky është incidenti i dytë pasi ditë më parë, Trainkos kishte njoftuar se ishin vendosur gurë në hekurudhë.

“Defektet në lokomotivat tona, si ajo e datês 25.10.2024 te treni 761 dhe datës 14.10.2024 në linjën Prishtinë-Pejë, në kilometrin 37+500, si dhe vendosja e barrikadave me gurë në hekurudhë, i konsiderojmë akte sabotimi me elemente terroriste. Këto veprime synojnë të shkaktojnë frikë, dëme dhe pengesa të rënda për përdoruesit e transportit hekurudhor. Ne jemi të vendosur të ruajmë integritetin tonë dhe do të vazhdojmë me reforma në brendësi të ndërmarrjes. Nuk do të biem pre e këtyre shantazheve. Është e rëndësishme të theksojmë se këto veprime nuk cenojnë vetëm Trainkos-in, por rrezikojnë gjithashtu sigurinë kombëtare dhe interesin publik” thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit