9.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Gjuhë fyese e vulgare, 5 mijë euro gjobë ndaj “Big Brother”

- Advertisement -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e 11-të i ka shqiptuar “Klan Kosovës” gjobë prej 5 mijë euro, pasi ka gjetur se është transmetuar gjuhë vulgare dhe ofenduese para kufizmit të kohës në emisionin “Big Brother Kosova”.

Këtë gjobë KPM e ka shqiptuar pas shqyrtimit të rekomandimit të Zyrës Ekzekutive në lidhje me ankesat e pranuara.

Për njërën ankesën, Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se është pretenduar se janë shfaqur inserte ku ka fjalosje e agresivitet nga dy pjesëtarë të kësaj shtëpie.

Ndërsa, për këtë rast, Mehmeti tha se “Klan Kosova” ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime duke ftuar secilin banor veç e veç në dhomën e rrëfimeve për t’ia tërhequr vërejtjen që të njëjtit të kenë kujdes të shtuar të fjalorit.

Mirëpo, sipas Mehmetit, Zyra Ekzekutive në raportin e monitorimit ka gjetur se “Klan Kosova” gjatë transmetimit të këtij emisioni, në orën 18:51, gjatë një debati mes banorëve është përdorur gjuhë vulgare dhe ofenduese.

Duke shtuar se ka të bëjë përkatësisht me shprehjen “shtallë lope”.

Tutje, Mehmeti tha se në sqarimin e pranuar nga ana e “Klan Kosova”, është thënë se produksioni dhe transmetuesi në vazhdimësi kanë ndërmarrë masat e duhura serioze dhe preventive që të mos përsëriten shprehje dhe komunikime të papërshtatshme dhe ofenduese në mes të banorëve.

Sipas Mehmetit, në këtë sqarim ishte thënë edhe se si dëshmi më e mirë e kësaj është edhe përjashtimi automatik i njërit prej banorëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, në një ankesë tjetër, Mehmeti tha se është pretenduar se gjatë transmetimit janë shfaqur shprehje si “e keqe sa t’dush”, “budallicë”, “katunare”.

Në lidhje me këto, Mehmeti ndër të tjera tha se në ankesë thuhet “ku me këto sjellje primitive po na i edukojnë fëmijët e gjeneratat e reja shumë keq”.

I njëjti tha se në bazë të monitorimit është gjetur se ka pasur gjuhë vulgare dhe ofenduese para kohës së kufizimit.

Ndërkaq, në ankesën tjetër ishte pretenduar se gjatë transmetimit një pjesëtare e stafit i është drejtuar një banori të shtëpisë me shprehjen “a e ke parë vetën në pasqyrë”.

Mehmeti bëri të ditur se në bazë të monitorimit është gjetur se është përdorur gjuhë vulgare dhe ofenduese para kohës së kufizimit.

Në lidhje me këtë, ai po ashtu tha se është gjetur se edhe pas kërkesave për sqarim dhe njoftimit për shkelje është vazhduar të transmetohet material që përmban gjuhë vulgare dhe ofenduese para kufizimit të kohës.

 

Ndryshe, Mehmeti për secilën ankesë, ka njoftuar për sqarimet e dhëna nga ana e “Klan Kosova”, po ashtu, është rekomanduar edhe masë lehtësuese ndërmarrja e veprimeve nga ana tyre.

Ndërsa, gjatë diskutimeve lidhur me këtë rekomandim, anëtari i KPM-së, Besnik Berisha tha se nga vetë ata që quhen opinionist brenda shahet, ofendohet e bullizohet.

“Me të vërtetë janë bullizime të hatashme që kanë ndikim jashtëzakonisht të keq në shoqërinë tonë”, tha ndër të tjera Berisha.

Kurse, në lidhje me ankesën për promovim të pirjes së duhanit, Mehmeti tha se në bazë të gjetjeve të monitorimit për “Prime-in” e parë, është konsumuar duhani.

Mirëpo, sipas tij nuk ka pasur vendosje të produktit duke identifikuar ndonjë shenjë dalluese, e cila mund të konsiderohej si promovim i përdorimit të cigares.

Përveç gjobës, “Klan Kosovës” i është kërkuar të ketë kujdes në të ardhmen, ashtu që transmetimet që përmbajnë shprehje vulgare dhe ofenduese të transmetohen pas orës 24.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit