Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Albert Krasniqi, vlerëson se kryeministri Kurti në vazhdimësi ka përdorë gjuhë përçarëse.
Krasniqi në Pressing tha se “kur LDK-ja u krahasua me miza dhe mizat duhet të mbyten me duartrokitje, është thirrje për dhunë, që ishte në Pejë. Kjo është gjuhë e rrezikshme kur vije nga një njeri që është në pushtet”, tha ai.
“Gjuha e përdorur vazhdimisht gjatë gjithë qeverisjes së z.Kurti, ka qenë një gjuhë përçarëse ku vazhdimisht në sulm kanë qenë pjesëtarë të opozitës, biznesve, mediave dhe analistët që marrin pjesë në studio televizive, i ka projektuar si armiq të shtetit të cilët po e pengojnë zhvillimin e qeverisë dhe punët e mira që ata po përpiqen mi bë”, tha Krasniqi në Pressing.
“Është gjuhë tipike e partive populiste”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se politikanët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm, sidomos ata në pushtet.