“Brenga ime ka të bëjë me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka thënë ish-Shefi i Misionit Verifikus të OSBE-së në Kosovë, William Walker në një bisedë me Nacionalen, duke folur për dënimet e ashpra amerikane ndaj veprimeve të kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Walker tha se mund të (mirë)kuptojë atë që ShBA mund të mos pajtohet me ekzekutivin kosovar se si duan që një punë të bëhet apo të mos bëhet, por se ajo “ashpërsi në reagim” ndaj miqve si Kosova “është e pakuptueshme”.
Pyetur se a mund të vazhdojë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me këtë kurs të veprimit pavarësisht reagimeve dënuese nga i mbarë komuniteti Trans-Atlantik, Walker megjithatë e ka të qartë se Jo. “Qartazi se jo. Kosova ka nevojë për ndihmën e ShBA’së dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë nuk është se mendoj se ai duhet të përkulet në presion për çfarëdo çështje ose të gjitha; por, gjithmonë duket se presioni ndërkombëtar bie mbi të, dhe po komuniteti ndërkombëtar mund t’i bëjë presion”, na thotë Walker.
Pyetur se çfarë është sugjermi i tij për Kurtin në një kohë trysnish të papara ndonjëherë, ai shpreson që të vazhdohet në zgjidhje për zgjedhje të reja, derisa komuniteti ndërkombëtar, thotë ai, duhet të kthejë vëmendjen nga ajo se pse Serbia formalisht apo informalisht ka nxitur bojkotin; dhe të garantohet pjesëmarrja e tyre.
“Nëse serbët duan kryetarë të tyre, atëherë le të dalin t’i votojnë”.
Pyetur se si e ka parë shpërthimin në publik të një diskursi të ri kritikues ndaj ShBA’së ose a mund të krijohet një atmosferë “anti-amerikane”, Walker thotë se kjo gjë “assesi nuk bën të ndodh” dhe se një gjë e tillë “fare nuk ndihmon”.
“E di që kosovarët do të zhgënjehen me komunitetin ndërkombtar për sforcimin që qeveria kosovare të bëjë diçka që nuk e mendojnë në interesin më të mirën e tyre”, tha Walker në një bisedë telefonike me Nacionalen.