Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.
Policia ka sekuestruar edhe katër armë të gjata dhe 89 fishekë të kalibrit 12mm.
Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut.