-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Malishevë, policia e konfirmon

- Advertisement -

Një gjuajtje me armë zjarri  ka ndodhur sot, në një lokal në Malishevë.

Lajmi është bërë i ditur nga media lokale të Malishevës, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj tha se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar derisa është arrestuar i dyshuari për të shtënat.

‘’Krejt çka mundem me të thënë tash është se rreth orës 14:00 në rrugën ”Ibrahim Mazreku” është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje, e në lidhje me këtë rast është arrestuar një person. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar’’, tha Elezaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit