Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bibaj të Ferizaj, ku dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një sallë dasmash.
Lajmi u konfirmua për media nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.