Të shtëna me armë zjarri janë raportuar jashtë objektit të Gjykatës në Gjermani, ku ka filluar gjykimi për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimani.
Sipas Bild, është qëlluar vëllai i të pandehurit.
Para Gjykatës ka dalur Huseyin Akkurt, që është i akuzuar për vrasjen e kosovarit që jetonte në Gjermani.
“Dikush po qëllon jashtë”, u dëgjuan disa dëshmitarë.
Vëllai i të akuzuarit dyshohet se u qëllua në këmbë.