Dy persona janë arrestuar në fshatin Shkabaj të Prishtinës, pas të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekustruar dy pistoleta dhe një karikator.
Tutje policia bën me dije se të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar, teksa rasti shkon në procedurë të rregullt
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së premtes.
Janë arrestuar dy te dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.