-0.7 C
New York
Saturday, January 4, 2025

Buy now

Gjoshi: Udhëzimi Administrativ është dorëzim para Vuçiqit

- Advertisement -

Të martën është publikuar dokumentit final i Udhëzimit Administrativ që mundëson shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore përmes peticionit.

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, vlerëson se udhëzimi në fjalë është një dorëzim i Kosovës para Vuçiqit, dhe një shërbim i cili është duke ia kryer Vuçiqit që të ketë një ndikim më të madh në komunat me shumicë serbe.

“Është dhe një precedent i rrezikshëm ku për çdo kërkesë të komuniteteve atje dhe interes të Serbisë 20 përqindëshi është shumë i lehtë të sigurohet për me inicu dhe me bë presion përmes instrumenteve që i ka, e që të gjithë i dimë. E dyta, në aspektin profesional, ky e tregon edhe një herë sa e paaftë është kjo qeveri edhe që sa më shpejtë duhet përfunduar mandati i saj dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Gjoshi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se është qesharake mënyra se si është i ndërtuar ky udhëzim dhe se tregon që kjo qeveri çfarë tendence ka ndaj institucioneve kushtetuese.

“Asnjë instrument i qeverisë nuk mund të ndërhyjë në institucionet e pavarura. Nuk mundet t’i caktojë detyra kushtetuese një ministër atje, me një udhëzim e akt tretësor të ligjit, një institucioni të pavarur si Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

“Është i paplotë, antikushtetues e antiligjor. Nuk parasheh se kush e bën pyetjen, kush i shpall zgjedhjet, kush e shpall referendumin”, u shpreh Betim Gjoshi i PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit