Izmir Zeqiri kryetar i Zubin Potokut e Ilir Peci i komunës së Zveçani, të pritet të betohen të enjten e kësaj jave më 25 maj.
Lajmin në Info10 e bëri të ditur sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi.
Ceremonia e betimit të kryetarëve sipas tij do të mbahet në njësi objekti komunale të Ministrisë së Pushtetit Lokal që janë të vendosura nëpër këto komuna.
Ndryshimi i lokacionit të betimit të kryetarëve Gjoshi tha se ka qenë vendim i kësaj ministrie me qëllimin për të mos nxitur tensione të mundshme në veri.
Ne shpresojmë që ata të punojnë për të mirën e qytetarëve. Kuptohet që vullneti i kryetarëve të zgjedhur ishte që betimi të bëhet në objektet komunale, në ministrit përkatëse është dashtë të sigurojnë kushtet për mbajtjen e këtyre seancave. Mbajtja e betimit nëpër objektet komunale për momentin është e pamundur dhe kanë vendosur që të zhvendosen në këto lokacione. Ka qenë vlerësim i Ministrisë së Pushtetit Lokal. Qëllimi i tyre ishte të mos nxisin ndonjë tension nëse mbahen në këto objekte. Ne e kemi pritur këtë me shqetësim, ka pasur një presion nga Ministria që kryetarët me ndërru lokacionin. Seancën e nis asamblisti më i vjetër, dhe përmes tyre i kanë ndërruar lokacionin e kohën.”, deklaroi Gjoshi në Info10.