6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Gjoshi: Qeveria Kurti është qeveria më e dështuar, nuk e ka asnjë sukses

- Advertisement -

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me qeverinë aktuale në vend.

Ajo është shprehur se kjo qeveri ka dështuar dhe se nuk e ka asnjë sukses.

Gjoshi ndër të tjera u shpreh edhe se Qeveria Kurti nuk do të mbahet mend për asgjë.

“Kjo qeveri është duke u shtyrë me bërryla, tashmë e ka mundur qeverinë e Bajram Kosumit si qeveria më e dështuar në Kosovë, pra kjo qeveri ditën që do të ecë nuk do të mbahet mend për asgjë, përveç që ua ka humbur tri vite qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Tutje, Gjoshi tha se edhe admiruesi më i madh i tyre e ka problem, siç u shpreh ai t’ia përmend tri suksese kësaj qeverie, përcjell Klankosova.tv.

“Për asnjë sukses të vetëm që ne mund të krenohemi si Kosovë. Edhe admiruesi më i madh i tyre e ka problem t’ia përmend tri suksese, pra kjo qeveri është një humbje kohe”, tha tutje Gjoshi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit