16.5 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Gjoshi: Qëndrojmë afër çlirimtarëve me besimin e madh për triumfin e shpejtë të tyre

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reguar pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, raporton Scanner.

“Lufta e tyre për çlirim dhe liri ishte e pastër dhe u ndërtua mbi të njëjtat ideale në të cilat qëndron perëndimi”, ka shkruar Gjoshi, në reagimin e tij.

Sipas tij, nga Kosova, qëndrojmë afër Çlirimtarëve me besimin e madh për triumfin e shpejtë të tyre.

Postimi i plotë:

Populli, ashtu si atëherë kur i besoi, po bindet se asgjë s’ka kundër drejtuesve të UÇK-së. Këtë bindje e kishte edhe bota perëndimore kur mbështeti ushtarakisht luftën e popullit të Kosovës, që u pri prej tyre, për çlirim dhe liri.

Lufta e tyre për çlirim dhe liri ishte e pastër dhe u ndërtua mbi të njëjtat ideale në të cilat qëndron perëndimi.

Këto ideale, Perëndimi duhet t’i ruajë jo vetëm në Ukrainë, në kufirin lindor, atje ku po cenohen nga Rusia, por edhe në zemër të tij.

Nga Kosova, qëndrojmë afër Çlirimtarëve me besimin e madh për triumfin e shpejtë të tyre.

#UÇK #hashimthaçi #KadriVeseli

https://www.facebook.com/share/p/18H9XDNwDF/

Të ngjashme

Të fundit