Home Ballina Gjoshi publikon një video të Demaçit: Kurti dhe Osmani e urrejnë Thaçin

Gjoshi publikon një video të Demaçit: Kurti dhe Osmani e urrejnë Thaçin

0
Gjoshi publikon një video të Demaçit: Kurti dhe Osmani e urrejnë Thaçin

Zyrtar i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë urrejtje që ai e quan patologjike, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryevekuvendarëve, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.

Reagimi i Gjoshit vjen pasi Kurti dhe Osmani nuk përmendën fare Thaçin dhe të tjerët në fjalën e tij të rastit në Kuvendin e Kosovës, më 17 Shkurt.

Sipas tij, “Kurti ka munguar kudo e kurdo u hodhë ndonjë gur në Kështjellën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

‘Këtë vlerësim nuk po e them unë. Këtë e ka thenë Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Në Videon që po ua dergoj Demaqi thotë:” Unë jam ftohur me Albinin, sepse e kam thirrur në ceremoninë e Pavarësisë dhe ai nuk ka ardhur…!”

Urrejtjen patologjike ndaj ish-presidentit Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani e dokumentuan edhe në fjalimet e tyre në Kuvend në 15 vjetorin e pavarësisë, kun nuk kanë përmendur figurat që ishin kryefjala e Pavarësisë. që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008. Marre!”, shkroi Gjoshi.

Exit mobile version