8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Gjoshi, PDK: Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se votimi i sotëm i marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja, është dorëzim i një pjese të opozitës në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, raporton Scanner.

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në faen e tij në Facebook.

Ai tha se lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftesinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës.

“U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën. Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, tha Gjoshi.

Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në "gjirin e ngrohtë" të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e…

Posted by Betim Gjoshi on Thursday, November 23, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit