Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë sot se qeveria Kurti dhe partia Vetëvendosje nuk kanë guxim ta shkarkojnë tash e 5 muaj kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi i cili ndodhet në paraburgim, raporton Scanner.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Nagip Krasniqi nga burgu po vazhdon të marr pagë të majme dhe ta mbajë pozitën e kryeshefit në KEK.
“Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, Nagip Krasniqi që është edhe zyrtar i lartë i partisë në pushtet, në muajin shtator i bën 5 muaj paraburgim dhe me datën 1 shtator do ta marrë sërish pagën e plotë nga taksat e qytetarëve, pa punuar asnjë ditë të vetme. Argati i kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Martin Berishaj nuk guxon të shkarkohet siç i ndodhi narko-trafikantit Besnik Mujeci sepse Nagipi pastaj e shpalosë gjithë skemën mafioze të krimit me energji që po e bën kjo qeveri tash e tri vite” tha Gjoshi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02QmmALWUPDr6brpw6V2w19K7UWiDysf2DRukm3rL9xaRDtCMbnCxwJ5xNnBtkctwWl&id=100046007122690&mibextid=9R9pXO