Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se PDK-ja iu prin përpjekjeve për të zhbllokuar situatën institucionale në vend.
Gjoshi tha se propozimi i PDK-së për një takim gjithëpërfshirës ka marrë mbështetje dhe po konkretizohet përmes ftesës së Presidentes së vendit.
Sipas tij, kjo dëshmon qasjen shtetformuese dhe përgjegjëse të PDK-së në raport me krizën aktuale politike.