-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Gjoshi, PDK: Edhe FMN fton Qeverinë për rritje pagash, kurse Albin Kurti ka ngulë këmbë dhe është kundër

- Advertisement -

Drejtuesi i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të qëndrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me ç’rast kanë theksuar që duhet të rriten pagat. Gjoshi ka deklaruar se megjithëse FMN thotë të rriten pagat, Albin Kurti ka ngulë këmbë dhe është kundër.

Betim Gjoshi ka theksuar në rrjetin social: “Kryeministër, dëgjoje popullin – rriti pagat! Kriza është e madhe, njerëzit nuk i kanë kushtet tua”.

Postimi i Betim Gjoshit në rrjetin social:

Nuk do të mbahet mend një Qeveri si kjo që drejtohet nga Albin Kurti, e cila në çdo gjë është kundër popullit të vet.
Merreni me mend, edhe FMN-ja, që historikisht ka qenë kundër rritjes së pagave, po bënë thirrje për rritjen e tyre, kurse Albin Kurti ka ngulë këmbë dhe është kundër.
Kryeministër, dëgjoje popullin – rriti pagat!
Kriza është e madhe, njerëzit nuk i kanë kushtet tua!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit