1.5 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Gjoshi: PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

- Advertisement -

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka njoftuar se PDK do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë, shkruan Scanner.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka theksuar se partia do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të siguruar që “çdo votë të numërohet dhe të respektohet siç e kanë dhënë qytetarët”.

Të ngjashme

Të fundit