9.8 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Gjoshi pas dorëheqjes së Krasniqit: Kjo nuk është një dorëheqje me të cilën pajtohem, por natyrisht se e respektoj!

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Ai ka thënë se nuk pajtohet me dorëheqjen e Krasniqit, por se e respekton vendimin e tij.

“Kjo nuk është një dorëheqje me të cilën pajtohem, por natyrisht se e respektoj!

E respektoj duke e ditur moralin e lartë politik dhe lidershipin që përfaqëson, Memli Krasniqi, me të cilin jam rritur në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kjo është një dorëheqje që s’do të duhej të vinte sepse nga këto zgjedhje lokale, PDK është renditur partia e parë me votë në nivelin nacional. Po ashtu, Memli Krasniqi nuk do të duhej të dorëhiqej sepse prej ditës së parë kur ai mori drejtimin e partisë, PDK ka shënuar rritje në çdo proces zgjedhor.  Unë mbaj respektin e madh për kryetarin Krasniqi, i cili, në një moshë kaq të re dhe në momente të rënda, kishte guximin që ta drejtonte PDK-në, të cilës iu morën padrejtësisht dy liderët e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.  Edhe dorëheqja e sotme është shenjë e karakterit të fortë politik, që tregon se lidershipi matet me përgjegjësi e jo me pushtet. Me propozimin e Bedri Hamzës për kryeministër dhe sot me dorëheqjen e tij, kryetari Krasniqi dëshmoi pjekuri politike dhe vision për ta çuar PDK-së drejt arritjeve të reja.  Të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të ri, për ta ritkhyer PDK-në në drejtuese të Qeverisë, sepse kurrë më shumë se tash nuk është vërtetuar se: ‘Kur ndalet PDK, ndalet Kosova’”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit