14.8 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Gjoshi pas dështimit të Qeverisë Kurti 3: Epoka e iluzioneve politike dhe e manipulimeve emocionale ka marrë fund

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të  Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas dështimit të votimit të Qeverisë Kurti 3 në Kuvend dhe propozimit të kryeparlamentarit Dimal Basha për ministër të Infrastrukturës.

Gjoshi ka shkuar në llogarinë e tij në “Facebook” se “epoka e iluzioneve politike dhe e manipulimeve emocionale ka marrë fund”.

Postimi:

Sot u dëshmua qartë pse është dashur të votohet Dimal Basha për Kryetar të Kuvendit të Kosovës”.

Jo vetëm si përfaqësimi më i denjë i Vetëvendosjes, por edhe si kompromisi i vetëdijshëm, dhe i dhimbshëm, për ta zbuluar mashtrimin e fundit politik të Albin Kurtit: që ai nuk i ka pasur, nuk i ka dhe nuk do t’i ketë kurrë numrat për të qenë Kryeministër i këtij vendi.

Epoka e iluzioneve politike dhe e manipulimeve emocionale ka marrë fund.
Maska ra. Tash është koha për punë, për rikuperim të humbjeve që i janë shkaktuar shtetit, dhe për zhvillim e dinjitet për qytetarët tanë.

Kosova është më e madhe se çdo individ, më e fortë se çdo mashtrim, dhe më e qëndrueshme se çdo përpjekje për ta mbajtur peng.
Sot, edhe një herë, kjo u dëshmua.

Të ngjashme

Të fundit