3.6 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Gjoshi: Nga PAN-i ka filluar rënia e PDK-së, i kemi vuajtur pasojat për një kohë

- Advertisement -

Betim Gjoshi, kandidati i PDK-së për deputet, ka folur për rënien e partisë pas koalicionit, PDK-AAK-Nisma (PAN) i vitit 2017.

Gjoshi e ka pranuar se ajo periudhë ka qenë vendimtare për PDK-në dhe ka theksuar se rënia e partisë ka nisur pikërisht nga koalicioni i PAN-it.

“Çka deshta mu u ndalë te PAN-i se është shumë më rendësi me pranu edhe fol. Është e varte që aty ka filluar rënia e partisë demokratike. Aty kemi marrë vetëm 23 deputetë brenda PAN-it. Pse e kemi bërë këtë punë, a kemi qenë të vetëdijshëm se kur je brenda një koalicioni të madh nuk ka favore. Vetëm 49 kandidatë i kemi pas në listë me 110 kandidatë, ku kemi gjithë atë potencial. E kemi bërë për të vetmin qëllim, se iu kujtohet që në vitin 2014 edhe pse ka fituar me rezultat bindës PDK-ja e ka pas një bllokim prej partive politike. Dhe nuk kemi dashur të përsëritet i njëjti rasti pas zgjedhjeve”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit