Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të bisedës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ra pre e dy mashtruesve rusë.
Gjoshi ka publikuar videon, derisa ka thënë se nëse dikush kishte ende dyshime se Albin Kurti është një palaço politik, sot mori konfirmimin më të madh.
“Një Kryeministër që bie pre e dy komedianëve rusë, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë!”, shkruan Gjoshi, transmeton Scanner.
Ndryshe, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Nëse dikush kishte ende dyshime se Albin Kurti është një palaço politik, sot mori konfirmimin më të madh: një Kryeministër që bie pre e dy komedianëve rusë, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë!
Dhe çfarë bën ai në këtë “takim të rëndësishëm”? Shanë opozitën, sulmon mediat dhe nënçmon administratën amerikane!
Në fakt, kjo nuk është më as për të qeshur. Kemi një Kryeministër që e shet veten si lider vizionar, por nuk arrin as të dallojë një thirrje tallëse nga një bisedë zyrtare. Një “burrë shteti” që më shumë ka folur fshehurazi kundër aleatëve sesa ka punuar për qytetarët e Kosovës.
E vetmja pikëpyetje në këtë episod tragjikomik mbetet kjo: cili ishte më palaço – komedianët apo Kryeministri? Kosova meriton ma mirë!