5.5 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Gjoshi: Me PDK-në dhe Hamzën në krye të Qeverisë, Kosova kthehet në binarët e zhvillimit

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas zgjedhjes se Bedri Hamzës në krye të kësaj partie.

Ai ka thënë se me “me të (Hamzën) në krye të partisë dhe në drejtimin e Qeverisë, shpresat për rikthimin e Kosovës në binarët e zhvillimit janë më të forta se kurrë”.

“Sot, PDK e zgjodhi Bedri Hamzën kryetar të saj, një personalitet që njihet për profesionalizëm, qetësi dhe rezultate konkrete në Qeveri dhe Komunë, cilësi që i duhen vendit tonë në këtë fazë të bllokimit total.  Me të në krye të partisë dhe në drejtimin e Qeverisë, shpresat për rikthimin e Kosovës në binarët e zhvillimit janë më të forta se kurrë. Mungesa në drejtimin e vendit është dëshmia më e mirë se PDK është forcë e madhe politike që e lëvizë Kosovën përpara”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit