0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Gjoshi – Kurtit: Prej teje, sot Kosova një shtet i poshtëruar dhe i fyer!

- Advertisement -

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar veprimet e kryeministrit Kurti në Veri, duke thënē se Kosova ështē fyer, shkruan Scanner.

Mbrëmē Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, ku ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja.

Në një postim në Facebook, Gjoshi thotē se Kurti është bërë e zakonshme që pas çdo përpjekjeje, Albin Kurti po e shtron rrugën e tij të dështimit në veri dhe të dorëzimi.

“Jo vetëm kaq, por vetëm pas një jave të betejës së veshur me fjalë të mëdha për sovranitetbe ligjshmëri, Albin Kurti edhe më fuqishëm nisë vendosjen në terren të Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”, shkruan Gjoshi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

KU JEMI PAS NJË JAVE?

Përgjigjja është e qartë: Republika e Kosovës, një shtet i poshtëruar dhe i fyer!

Tashmë është bërë e zakonshme që pas çdo përpjekjeje, Albin Kurti po e shtron rrugën e tij të dështimit në veri dhe të dorëzimit. Fatkeqësisht, aksioni solli pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës, e poashtu edhe dorëzimi.

Ashtu siç me qeverisjen e tij ka vështirësuar e shtrenjtuar jetën e përditshme të qytetarëve, njëjtë po e vështirëson edhe zhvillimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës duke e konfliktuar me shtetet aleate.

Pas një jave, Republika e Kosovës nuk ka më shumë sovranitet në katër komunat veriore. Përkundrazi, Albin Kurti me politikën e tij antishtetërore, ka arritur që ta qetësojë presidentin serb, Vuçiq, i cili kohëve të fundit po përballej me protesta të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare ai ishte etiketuar si Gangster nga New York Times.

Pas një jave, Republika e Kosovës nuk ka më shumë miq. Përkundrazi, shteti ynë ka hyrë në listën e shteteve që sanksionohen nga ShBA-ja. Vetëm politikanët që veprojnë kundër historisë shqiptare i cenojnë raportet shqiptaro-amerikane.

Pas një jave, për çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, siç janë zgjedhjet, presidentja Osmani negocion me Aleksandër Vuçiqin dhe pranon që të shkelën ligjet e Kosovës duke detyruar kryetarët që të dorëhiqen pas një muaji a dy.

Pas një jave, duke rrezikuar jetën e policëve të Kosovës, ushtarëve, gazetarëve e të qytetarëve, Albin Kurti nuk ka asnjë sukses. Përkundrazi, bashkë me Vjosa Osmanin duhet t’i thërrasin katër kryetarët dhe t’ia kërkojnë poshtërimin e radhës: Jepni dorëheqje!

Jo vetëm kaq, por vetëm pas një jave të betejës së veshur me fjalë të mëdha për sovranitetbe ligjshmëri, Albin Kurti edhe më fuqishëm nisë vendosjen në terren të Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë).

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=818922252984671&id=100046007122690&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit